Floriri, që Banka e Shqipërisë ruan në tunelet e saj, kishte një vlerë prej rreth 61 milionë dollarësh në fund të janarit 2017, sipas statistikave të publikuara nga institucioni monetar qendror.
Këto rezerva në ar të Bankës së Shqipërisë janë pjesë e rezervave të saj valutore, që mbahen kryesisht në euro, dollar, SDR (monedha e FMN-së) dhe ar.
Në sasi, ari që Banka e Shqipërisë ka si pjesë e rezervave të veta valutore është 50 mijë onz dhe ka mbetur i pandryshuar në vite. Ndërsa vlerën më të lartë vitet e fundit e ka arritur në korrik 2016 me 68 milionë dollarë.
Në total, rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë në janar 2017 ishin 3 miliardë dollarë. Kjo rezervë valutore shërben për të përmbushur nevojat e qeverisë për valutë për shlyerjen e borxhit të jashtëm, mbështetur tregtinë ndërkombëtare, duke përmbushur kërkesën për valutë që buron nga importuesit; mundësuar ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë në treg, me qëllim parandalimin dhe zbutjen e lëvizjeve të forta të kursit të këmbimit. Pra, rezerva valutore shërben për të siguruar stabilitetin e kursit të këmbimit.
Në botë, rekordin e mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë zotërime në ar prej 8100 tonësh, ose 74% të totalit të rezervave valutore të vendit.
E dyta është Gjermania, me rreth 3400 tonë, ose 68% e totalit dhe e katërta, pas Fondit Monetar Ndërkombëtar është Italia, me rreth 2400 tonë, ose 67% të totalit të rezervave valutore të vendit, sipas të dhënave nga Këshilli Kombëtar i Arit.
Kurti u takua me Alam, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me ...
Kreu i IAEA viziton zonat bërthamore nëntokësore të Iranit
Shkodër: Sekuestrohen gati 700 mijë euro të fshehura në dyer...
Aksident në autostradën Veternik-Bresje, lëndohen katër pers...
Rashica shënon gol në miqësoren e Shqipërisë U21 ndaj Moldav...
Kurti takon Kammerin, shprehet gatishmëri për mbështetje të ...