Në ditën e dytë të qëndrimit në Washington, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar takime në dhomën e përfaqësuesve dhe me senatorë të kongresit amerikan, nga partia Republikane dhe Demokrate.
Siç njofton MPJ, gjatë këtyre takimeve, Hoxhaj u ka folur për progresin e Kosovës në konsolidimin e brendshëm, në forcimi e subjektivitetit ndërkombëtar, njohjet e Kosovës, si dhe sfidat që e presin në vijim.
“Në prag të kompletimit të 10 vjetorit të shtetësisë, Hoxhaj ka diskutuar me ligjvënësit amerikanë për raportet e shkëlqyera të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u kërkuar që të vazhdojnë mbështetjen edhe më të madhe në këtë drejtim, tani kur Kosova dhe rajoni përballen me rreziqet nga ndikimi rus“, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Hoxhaj ka marrë pjesë në një seancë të Kongresit amerikan ku i ka informuar kongresistët dhe një audiencë shumë më të gjërë për zhvillimet politike në Kosovë, pas vizitës së këtyre kongresistëve në Kosovë.
Në anën tjetër, Hoxhaj sot do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të koalicionit anti-ISIS, me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...