Bajram Gecaj, këshilltari politik i kryeministrit, Isa Mustafa ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme të Vetëvendosjes se mund të hyjë në koalicion me LDK, por pa Isa Mustafën.
Gecaj ka thënë se kjo është kërkesë ofenduese dhe në kundërshtim me votat e anëtarësisë së gjerë të LDK-së.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
“ADOLESHENTËT POLITIK
Lëvizja Anarkiste e Vetëvendosjes (LAV) po thotë se hynë në koalicion me ne por vetëm pa Isa Mustafën në kreun e LDK-së? Kjo përveç që është kërkesë ofenduese, gjithashtu është në kundërshtim me votat e anëtarësisë së gjerë të LDK-së, fal të cilave z. Mustafa është aty ku është. Për më shumë, kjo është edhe kërkesë krejt antidemokratike. Por për aktivistët anarkistë pak qon peshë vullneti demokratik institucional i qytetarëve; me rëndësi është që të përpiqen dhe të shkaktojnë përçarje, dhe mbi të gjitha të vijnë në pushtet me çdo kusht dhe me gjithfarë metodash. Ata dhe jo vetëm ata po harrojnë se LDK është shkollë e demokracisë dhe prej saj si dhe prej z. Mustafa anarkistët mund të mësojnë shumë, por ja që anarkistët janë nxënës të pa zellshëm të cilët gjithmonë mungojnë në orët e politikbërjes demokratike dhe shtetndërtimit”.
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...