Google ADS

Vajza e John Legend e Chrissy Teigen sapo tha fjalën e parë (VIDEO)

10:29 | 22 Mars 2017
Arbresh.info

John Legend dhe Chrissy Teigen sapo morën dhuratën më të bukur nga vajza e vogël, Luna.

Ata të dy janë një prej çifteve më të ëmbël dhe më fantastikë që mund të kemi parë ndonjëherë.

Sot, John Legend dhe bashkëshortja e tij, Chrissy Teigen, kanë marrë një dhuratë mjaft të bukur nga vajza e tyre 11 muajshe, Luna.

Ka qenë modelja e cila ka shpërndarë një video të Lunës, ku mundohet të thotë fjalën e parë. Dhe cila është kjo fjalë? “Cat/Mace”.

Në video dallohet edhe vetë Teigen që mundohet t’i mësojë vajzës fjalën dhe më në fund ia doli.

Epo, nëse ne kemi thënë “mama” ose “baba”, Luna mjaftohet me “mace”.

https://www.instagram.com/p/BR3KTc9D4bn/?taken-by=chrissyteigen

Të ngjashme