Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit “Free Time”, ka arrestuar 6 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni.
Të arrestuarit janë: M. Thanas, 26 vjeçe, banuese në Tiranë; M. Çela, 38 vjeç, banues në Tiranë, D. Haka, 34 vjeç, banues në Tepelenë; R. Zhitoni, 39 vjeç, banues në Tiranë; K. Zhilla, 26 vjeç, banues në Tiranë dhe D. Sharra, 27 vjeç, banues në Tiranë (Neni 114 dhe 236)
Në gjendje të lirë është proceduar shtetësja me inicialet T.Gj., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, raporton Top Channel
Ndërkohë që janë shpallur në kërkim shtetasit B.O., E.I., F.Sh.
Shtetasit e mësipërm, në kohë dhe vende të ndryshme në qytetin e Tiranës, kanë shfrytëzuar, ndërmjetësuar dhe marrë pagesa për prostitucion në vlera nga 50-100 euro.
Personat e dyshuar si organizatorët e këtij aktiviteti, më konkretisht M. Thanas dhe M. Çela, kanë ndërmjetësuar për të ushtruar prostitucion tek shtetësja T. Gj. dhe më datë 20.03.2017, rreth orës 23:00, janë kapur në flagrancë në ambientet e një hoteli në periferi, duke ushtruar prostitucion në grup, me klientët R. Z., D. K., dhe K. Zh.
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...
Ancelotti për Asencion: Jam i lumtur me të, do të jetë i mir...