Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Haki Demolli, thotë se presidenti i vendit është dhe komandanti suprem i FSK-së, andaj ka vepruar plotësisht në përputhje me kompetencat e tij kur e ka iniciuar Projektligjin për transformimin e këtyre forcave në ushtri.
Por, Demolli, në një intervistë për Ekonomia Online, rikujton se Ministria që ai drejton e kishte hartuar qysh më 2015 Projektligjin për transformimin e FSK-së në forcë të armatosur. “Dy vjet me radhë, në vitin 2015 dhe në vitin 2016, ia kemi proceduar Qeverisë së Kosovës, mirëpo i njëjti draft ligj nuk është proceduar më tutje”, thotë ministri i FSK-së.
Demolli e pranon se projektligji i përgatitur nga Zyra e Presidenti “nuk është i përkryer”, por beson se ai do të plotësohet.
Sikurse shefi i tij, kryeministri Isa Mustafa, edhe Demolli thotë se është me rëndësi që të krijohet ushtria e Kosovës, por në të njëjtën kohë duhet të ruhet dhe partneriteti me NATO-n dhe ShBA-në. Sikur dihet, këto dyja, kërkojnë që transformimi i FSK-së të bëhet nëpërmes ndryshimeve kushtetuese, për çka duhen dhe votat e deputetëve serbë.
“FSK-ja do të jetë forcë e të gjithëve dhe do të jetë forcë për të gjithë, kështu që është e pritshme dhe e dëshirueshme që në transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të kenë përgjegjësinë e vet të gjithë deputetët e të gjitha komuniteteve, përfshirë këtu edhe të komunitetit serb”, shprehet Demolli.
Ai nuk dëshiron “të prognozojë” se kur mund të dërgohet në Kuvend, projektligji për të cilin, opinionet e veta tashmë i kanë dhënë MFSK dhe dy ministri të tjera. “Çdo gjë, thuajse është e përgatitur, nga ministritë përkatëse dhe procedimi i ligjit në Kuvend tani varet nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, thekson ministri.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...