Në ditën e 31-të të protestës me turne para Kryeministrisë, me qëllim rrëzimin e qeverisë “Rama”, përfaqësues të Partisë Demokratike kanë dhënë sinjalet e para të zbutjes së bojkotit të Kuvendit, bojkot i cili ka paralizuar Reformën në Drejtësi.
Teksa drejtuesit më të lartë të opozitës përbetohen çdo ditë për bllokim të zgjedhjeve dhe distancim nga jeta parlamentare, deputetë të Partisë Demokratike, sa publikisht aq edhe fshehurazi, kanë nisur të shfaqen në mjediset e Parlamentit si në zyrat e tyre në Kryesinë e Kuvendit. Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, e njohur për qëndrimet e saj më të moderuara, madje shpeshherë edhe jashtë linjës zyrtare të Partisë Demokratike, ishte dje prezente në mjediset e Kuvendit.
Një muaj pas vendimit për të ndërprerë çdo marrëdhënie me Kuvendit, zonja Bregu është deputetja e parë demokrate, e cila në një farë mënyre, e ka sfiduar këtë vendim. Gjatë paradites së djeshme, ndryshe nga kolegët e saj demokratë, zonja Bregu ka kaluar një kohë të gjatë në zyrën e saj në Kuvend. Ndërkaq, ditët e fundit, vihet re një ndryshim edhe në përmbajtjen e retorikës së kryetarit të opozitës, Lulzim Basha. Një ditë para se të nisej drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Basha foli për listën e kandidatëve për deputetë të PD, një e treta e së cilës do të përbëhet nga të rinj, duke nënkuptuar një pjesëmarrje në zgjedhje, pavarësisht plotësimit të kushtit për krijimin e një qeverie teknike./shqiptarja.com
Rutte: Trump do të jetë përsëri çelësi për ta mbajtur të for...
Kryeministri izraelit përgëzon Trumpin: Rikthimi më i madh n...
Rama uron Trump: Fitore e jashtëzakonshme
Trump thotë se i mbijetoi atentatit për një arsye
Vuçiq uron Trumpin: Serbia është e përkushtuar për bashkëpun...
Nga Kina në Itali dhe Hungari, vijnë reagimet e para për Don...