Pak ditë pasi zarfa me përmbajtje eksplozivi u dërguan në Ministrinë gjermane të Financave dhe në zyrat e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Paris, policia greke ka zbuluar edhe tetë zarfa të tjerë.
Zarfat bombë u zbuluan në qendrën e seleksionimit të Postës greke, në Krioneri të Athinës.
Lajmi është transmetuar nga agjencia zyrtare e lajmeve, ANA-MPA, që u referohet burimeve të policisë.
Sipas këtyre burimeve, zarfat u adresoheshin zyrtarëve të lartë europianë, mes të cilëve edhe Presidentit të Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem.
Si dërgues figuronin emra nga komunitetit universitar grek dhe ekspertë të njohur të ekonomisë, me qëllim që të bëheshin më të besueshëm.
Sipas të dhënave të deritanishme, të tetë zarfat kanë të njëjtën strukturë dhe të njëjtën sasi të vogël eksplozivi që kishin edhe zarfat bombë që u dërguan mesjavën e kaluar në Berlin dhe Paris.
Zarfi bombë që kishte mbërritur në zyrën e Ministrit gjerman të Financave, Wolfgang Schabule, u çaktivizuar falë vigjilencës së policisë.
Por në Paris, eksplozivi shpërtheu, duke plagosur nëpunësen që hapi zarfin.
Autorësinë e dërgimit të zarfave bombë e ka marrë përsipër organizata guerrile greke “Komploti i Celulave të Zjarrit”, drejtuesit e të cilës ndodhen prej kohësh në burg.
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...