Një ish ushtar serb, i cili ka marrë pjesë gjatë luftës në Kosovë, ka rrëfyer për krimet që janë kryer ndaj shqiptarëve, si vrasjet, dhunimet, plaçkitjet, mbulimi trupave të të vrarëve në varreza masive.
Ish-ushtari serb që në luftën e fundit në Kosovë kishte rolin e snajperistit, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Parrotlla”, ka pohuar se garanton me jetë se ka qenë dëshmitar kur me një kamion ushtarak serb janë dërguar mbi 150 kufoma të shqiptarëve në Leshkë të Mitrovicës, nga edhe janë varrosur aty.
“Unë kam qenë aty dëshmitar dhe ai që i ka groposur kufomat ka qenë me eskavator. Kanë qenë mbi 150 apo 160 kufoma”, ka deklaruar ai dhe ka përshkruar edhe rrugën se si mund të shkohet deri tek vendi.
Ai ka rrëfyer se në vitin 1998-1999 është detyruar me forcë nga eprorët e tij që të vrasë shqiptarë, por thotë se nuk ka mundur ta bëjë këtë. “Pse ta bëja unë këtë, pse të vrisja njerëz të pafajshëm, gra të pafajshme, fëmijë të pafajshëm’’, ka thënë ish-ushtari serb.
Ai thotë se aksionet e tyre ndaj shqiptarëve i kanë zhvilluar në çdo vend të Kosovës, si në qytete, ashtu edhe në fshatra.
Ai thënë se grupi i njohur serb ”Shakalli” kanë vrarë serbë, për t’ua faturuar pastaj shqiptarëve. “Këta njerëz kanë bërë shumë tmerre ndaj shqiptarëve. Kanë shkuar dhe kanë vrarë edhe vetë serbët dhe ua kanë faturuar pastaj shqiptarëve”.
Ai thotë se gjenerali i cili u ka dhënë urdhrat ka qenë Vekoslav Vukiçeviq.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...