Nëse jeni një person shumë i zënë me punë, por ju dëshironi të dukeni bukur dhe mbi të gjitha të jeni të shëndetshëm bëjeni këtë veprim.
Ecni.
Ky aktivitet po bëhet çdo ditë e më i rëndësishëm për njerëzit – sidomos ecjet e gjata në natyrë.
Jo vetëm se do të ndjeheni mirë, por gjatë këtyre ecjeve do të mësoni më shumë për vendet që i vizitoni, kulturën dhe njerëzit e mirë që gjithmonë i takoni.
Bëjeni pasi ecja u jep një emocion të veçantë, madje shpesh ju bën që t’i tejkaloni limitet fizike ashtu edhe ato mendore!
Po sepse tek ecni ju harron gjithçka të keqe, hiqni stresin e akumuluar gjatë javës, shijoni çdo hap, ndonëse shpesh bëhen me vështirësi – mbi të gjitha natyrën e keni gjithmonë aty pranë.
Ecje të tilla organizohen shpesh në Kosovë, sidomos nga stina e pranverës deri në përfundim të verës, njofton Klan Kosova.
Kështu edhe këtë pranverë ferizajasit organizuan “Ecjen Pranverore”,e cila tashmë është organizuar për të katërtin vit me radhë.
Ky organizim bëhet me qëllim të promovimit dhe të ruajtjes së turizmit malor në rajonin e Ferizajt.
Këtë vit ecja është realizuar në zonën malore të Syrinikës (Malet e Sharrit), konkretisht në Bjeshkët e Burrnikut.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...