Google ADS

UNICEF kritikon Gjermaninë, ‘fëmijët nuk janë azilkërkues’

22:15 | 21 Mars 2017
Trina Galanxhi

Dega e UNICEF-it në Gjermani ka kritikuar qeverinë për cilësinë e sigurimit të fëmijëve dhe shkollimin e tyre, të cilët në një numër rekord kanë hyrë në vend që nga viti 2015.

“Krahasuar me shumë vende tjera të BE-së, Gjermania ka investuar shumë në mbajtjen e refugjatëve fëmijë gjatë dy viteve të fundit, por edhe ka mangësi”, thuhet në raport, transmeton portali arbresh.info.

Prej më shumë se 1 milion emigrantë që kanë ardhur në Gjermani që nga shpërthimi i krizës së refugjatëve dy vjet më parë, ndërsa rreth 350 mijë janë deklaruar se janë nën 18 vjeç.

Refugjatët fëmijë janë kryesisht nga Siria, Afganistani, Afrika dhe Europa Lindore./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme