Policia është duke i kërkuar pesë apo gjashtë persona të dyshuar për përdhunimin e një vajze 15 vjecare gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Facebook.
Vajza është gjetur të martën, ndërsa familja ishte njoftuar nga disa të afërm që panë videon në Facebook, transmeton arbresh.info.
Rreth 40 persona e panë videon dhe sulmin drejtpërdrejtë por asnjë nga ata nuk raportuan ngjarjen në polici.
Nëna e viktimës kishte njoftuar policinë pasi i ishin treguar disa sekuenca të videos.
Ajo tha se vajza e saj kishte shkuar të dielën në mbrëmje në dyqan por nuk ishte kthyer më, ndërsa videoja që i ishte treguar shfaqte ngacmimet zhveshjen e vajzës së saj e cila shihej të ishte e frikësuar.
Videoja ishte larguar pasi që policia kishte kontaktuar rrjetin social Facebook, ndërsa hetimet për gjetjen e personave kanë filluar.
Vajza është bashkuar me nënën./Arbresh.info
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...