Sipas shumë raporteve, Arsenali është i gatshëm për të dëgjuar ofertat që shtrohen për dy yjet, Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez.
Dyshja kanë hyrë në vitin final të kontratave të tyre dhe “Topçinjtë” pritet të dëgjojnë ofertat derisa presin të pranojnë në përgjithësi rreth 75 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.
Chelsea është i interesuar në Sanchezin dhe do të mendoj transferimin e tij këtë verë, por Arsenali sigurisht se do të ngurroj duke mos lejuar transferimin e reprezentuesit kilian te rivali në Premierë Ligë.
Paris Saint Germain, Juventus dhe Manchester City janë gjithashtu duke vëzhguar situatën e 28-vjeçarit para fillimit të merkatos së transferimeve.
Ndërkohë, Ozil mungoi në disfatën 3 me 1 të shtunën ndaj West Bromit për shkak të një lëndimi dhe nuk do të jetë gjithashtu në dispozicion për miqësoren e Gjermanisë ndaj Anglisë.
28-vjeçari, i cili u transferua te gjiganti londinez për 42.5 milionë funta në vitin 2013, ka edhe një vit të mbetur në marrëveshjen me Arsenalin por skuadra e trajnerit Arsene Wenger mund të lejojë mesfushorin të largohet verës./arbresh.info
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të