I pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shpërthyer me akuza kundrejt Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sipas tij, LDK nuk ka arritur të përfundoi projekte të nisura me vite të tëra, porse është qeverisa e tij që po i përfundon me sukses.
“Kur po e dëgjoj LDK po mendoj se jam shumë me fat. Të gjitha projektet që ata i kanë nis po përfundojnë në mandatin tim. 13 vjet nuk arriten me i realizu e na i kanë lënë neve me i përfundu :).
Edhe lufta ndaj korrupcionit dhe ndalja e ndërtimeve pa leje paska qenë projekt i LDK së, vetëm kanë prit vitin 2014 me i ndal. Hajgare!
I falenderoj qytetarët e Prishtinës që në vitin 2013 e ndalen projektin e shkatërrimit të Prishtinës”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...