Google ADS

Mustafa: Projektet në Prishtinë, janë të LDK-së

19:55 | 21 Mars 2017
Arbresh.info

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së dhe kryeministër, gjatë fjalimit të tij në përvjetorin e 27-të degës së tretë të LDK-së, ka thënë se prania e madhe e njerëzve në tubime, e tregon se LDK-ja është e para. Ai ka numëruar disa ide dhe projekte, të cilat sot janë jetësuar në kryeqytet, të cilat ishin projekte të LDK-së. Mustafa po ashtu ka përmendur marrëveshjen me Bashkimin Evropian, si kontratë e parë e realizuar gjatë qeverisjes së tij.

Mustafa: Ne jemi të parët

“Kjo pjesëmarrje tregon mënyrën më të mirë përkushtimin e anëtarësisë së LDK-së, edhe përkrahjen që qytetarët e Prishtinës dhe të Kosovës ia japin LDK-së, argumentet tona se jemi parti e parë. Ne nuk porosisim që të bëhen sipas dëshirave tona, por i ftojmë njerëzit tanë që të marrin pjesë në tubime tona, që të përkrahin programin e LDK-së, që të përkrahin punën  tonë dhe orientimet tona dhe që të na përkrahin që ne t’i realizojmë të gjitha qëllimet dhe synimet tona, projektet tona dhe premtimet që ne u kemi dhënë qytetarëve”, tha Mustafa.

Ai ka shtuar se të gjitha projektet në Prishtinë kanë qenë të ideuara nga LDK-ja.

Mustafa: Ne e filluam projektin e autobusëve

“Ne dëshirojmë ta mbajmë rrugën tonë, ta ndjellim programin tonë. Ky program, do ta merrte dhe do ta merr, përkrahjen më të madhe të qytetarëve të Prishtinës. LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet këtu, LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet, do t’i vazhdojë projektet, të cilat fatkeqësisht janë ndërprerë në Prishtinë. Dhe se gjithë ajo çka është kapitale në Prishtinë, është ideuar, projektuar nga LDK-ja. Ne e kemi ideuar një projekt shumë të madh të kogjenerimit të qytetit, që është sukses shekullor për Prishtinën, i kemi siguruar mjetet dhe është realizuar investimi. Ne e kemi nënshkruar dhe e kemi projektuar projektin e ujësjellësit të ri për Prishtinën dhe për fat të mirë, ai përfundoi para tre ditësh. Ne e kemi filluar idenë e transportit urban, konceptin e autobusëve të rijnë dhe për fat të mirë u realizua”, tha Mustafa.

Ai nuk harroi të përmend edhe arritjet që i ka korrë në qeverisje, duke e përmendur si sukses Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asoocim me Bashkimin Evropian, ndërsa të pa drejtë e ka quajtur kushtin për liberalizim të vizave.

Mustafa: Siguruam normën më të lartë për rritjen ekonomike

“Ne kemi arritur që në këtë mandat të qeverisjes, që të arrijmë marrëveshjen e parë më Bashkimin Evropian, si kontratë të parë ndërkombëtare. Kemi arritur që t’i plotësojmë të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, mangu një kusht që pa të drejtë iu ka vënë Kosovës, po të cilin duhet ta kapërcejmë dhe t’iu sigurojmë qytetarëve tanë lëvizje të lirë. Ne kemi siguruar normën më të larët të zhvillimit ekonomik gjatë dy viteve, më të madhen në rajon”, tha Mustafa

Ndërsa kryetari i degës së tretë të LDK-së në Prishtinë, Hazir  Borovci tregoi se ka biseduar sot me ish Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, nga i cili është kërkuar që mos të prishen punët me amerikanët. Borovci, po ashtu ka thënë se në këtë përvjetor kanë qenë të ftuar edhe Fatmir Sejdiu, ish Presidenti i Kosovës, por që ai për shkak të udhëtimit nuk ka mund të jetë prezent. Po ashtu për shkaqe shëndetësore, nuk kanë mund të marrin pjesë edhe Nexhat Dacie e Kol Berisha, dy ish kryetarë të Kuvendit të Kosovës. Ndryshe kjo degë e LDK-së e mban emrin e ish Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, pasi ai ka qenë edhe anëtar i kësaj dege, raporton kp.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme