Google ADS

Italia teston formacionin 4-2-4 kundër Shqipërisë

19:48 | 21 Mars 2017
Arbresh Info

Italia është duke planifikuar formacionin 4-2-4 kundër Shqipërisë.

Ndeshja në kuadër të eliminatorëve në Kampionatin Botëror zhvillohet të premten duke filluar nga ora 20:45 në stadiumin ‘Stadio Barbera’ në Palermo, shkruan portali arbresh.info.

Problemi i vetëm për italianët tani duket të jetë gjendja e Bonuccit, pasi mbrojtësi i Juventusit nuk ka marrë pjesë në stërvitje sot (e martë) për shkak të një virusi.

Ai pritet të rikuperohet në kohë, por nëse kjo nuk ndodhë, bashkëlojtari i tij në Juventus, Daniele Rugani, është favorit për të zëvendësuar atë./arbresh.info

Formacioni i mundshëm i Italisë: Buffon; Zappacosta, Barzagli, Bonucci (Rugani), De Sciglio; Verratti, De Rossi; Candreva, Immobile, Belotti, Insigne

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme