Komisari evropian për Zgjerim, Johanes Hahn, së bashku me tre euro-deputetët Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn, të martën janë në Maqedoni ku janë takuar edhe me kreun e BDI-së Ali Ahmeti, i shoqëruar nga Teuta Arifi dhe Artan Grubi.
Derisa ende nuk është bërë e ditur se çfarë është diskutuar në këtë takim, Hahn gjatë ditës ka pasur takim edhe me përfaqësuesit e Lëvizjes BESA, por pas takimit nuk u dhanë detaje se çfarë u diskutua gjatë takimit.
Komisari evropian ka zhvilluar takim edhe përfaqësues të Aleancës shqiptare të kryesuar nga Zijadin Sela i shoqëruar nga Vesel Mehmeti.
Ndryshe, takimi me kreun e PDSH-së Menduh Thaçi është anuluar.
Hahn ndodhet në Shkup, ku është pritur me protesta nga përkrahësit e VMRO-DPMN, me qëllim që të bëjë edhe një përpjekje për marrëveshje për dalje nga kriza politike në të cilën vendi është një periudhë të gjatë.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijanqiq, paralajmëroi se Hahn dhe treshja e euro-deputetëve përveç me liderët e partive politike, në Shkup do të takohen edhe me presidentin George Ivanov.
Ndryshe, kjo është vizita e dytë e Hahn në Maqedoni pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor.
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës