Google ADS

Wenger mohon raportet se PSG i ka ofruar kontratë

18:09 | 21 Mars 2017
Arbresh Info

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka mohuar raportet se i është ofruar një marrëveshje dy vjeçare nga Paris Saint Germain.

Mediat angleze pohuan të martën se kampioni francez ka vendosur që trajneri Arsene Wenger të jetë pasardhës i Unai Emeryt në Paris Saint Germain, transmeton portali arbresh.info.

“Është një raport jo i vërtetë. Ky është një lajm i rrejshëm. E mohojë formalisht. Nuk është e vërtetë”, tha trajneri i Arsenalit.

Wenger do të mbetet pa kontratë në Arsenal pas këtij sezoni derisa ende nuk ka njoftuar rreth vendimit të tij për të vazhduar qëndrimin në klub apo për tu larguar pas 21 viteve./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme