Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje konkrete koordinimi i partive politike për seancën konstituive të Kuvendit të Maqedonisë, ndërkohë që seanca e radhës është caktuar për ditën e mërkurë.
Kreu i LR-PDSH-së Zijadin Sela, pas takimit me komisarin evropian për Zgjerim Johanes Hahn, tha se pret që sa më shpejt të zgjidhen anëtarët e Komisionit për zgjedhje dhe emërime me qëllim që të hapet rruga për zgjedhjen e kryetarit të ri të Parlamentit.
“Sa më shpejt t’i kthehemi rrugës institucionale dhe jo institucionit rrugë. Ka shumicë parlamentare dhe duhet të respektohet nga presidenti i shtetit. Presidenti i shtetit nuk ka të drejtë të ketë mendim personal për këtë çështje. Mendimet personale le t’i mbajë për vete, por si president i shtetit është i obliguar me Kushtetutë që t’i jap mandatin atij që tregon se ka shumicë”, tha Sela.
Ndërkohë paraprakisht u arrit marrëveshje rreth anëtarëve të Komisionit për zgjedhje dhe emërime me ç’rast VMRO do të ketë 6 anëtarë, LSDM-ja 5 anëtarë, ndërsa partitë politike shqiptare BDI dhe BESA në këtë Komision do të përfaqësohen me nga një anëtar.
Siç njoftoi të premten kryesuesi me Seancën konstituive të përbërjes së nëntë parlamentare Trajko Veljanoski, takimi është caktuar në pajtueshmëri me konsultimet me përfaqësues të autorizuar të partive parlamentare, e me iniciativë të dorëzuar nga LSDM-ja e mbështetur me nënshkrimet e 67 deputetëve për vazhdim të Seancës konstituive.
Sipas Rregullores së Kuvendit, Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve zgjidhet në Seancën konstituive të Parlamentit me propozimin e të paktës 10 deputetëve, ndërsa përbërja e tij duhet të sigurojë përfaqësim adekuat deputetëve nga partitë politike të përfaqësuara në Parlament.
Ky Komisioni ose të paktën 20 deputetë mund të propozojnë kandidat për kryetar të Kuvendit, ndërsa propozues mund të jetë edhe deputet.
Seanca konstituive e Kuvendit u mbajt më 30 dhjetor, por u ndërpre për shkak se nuk u sigurua shumicë parlamentare për zgjedhje të kryetarit të Dhomës Ligjdhënëse.
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...