Një djalosh nga Londra peshonte 120 kilogramë para se të fillonte dietën e cila e këshilloi të hante më shumë se sa që ishte duke ngrënë.
Ai i humbi 50 kilogramë duke ushtruar në palestër por edhe duke ngrënë ushqime që ishin shumë më ndryshe se nga çka ai ishte mësuar, transmeton arbresh.info.
Christopher Feenan ishte 17 vjeçar dhe vendimin për të humbur peshë e kishte marrë pas shumë e shumë ngacmimeve që i ishin bërë nga shokët e shkollës.
Nga 54 për qind yndyrë që kishte në organizmin e tij ai arriti të bjerë në 13 për qind.
Sekreti i tij është se kishte eliminuar ushqimet e shpejta, ushqimet e mbyllura, çipsat, çokollatat, pijet e gazuara dhe kishte ngrënë ushqim me më shumë proteina si dhe kishte filluar që të hante gjithmonë mëngjesin, vakt ky që ai e kishte injoruar për një kohë të gjatë. Si dhe nuk kishte ngrënë ushqim pas orës tetë në mbrëmje.
Ai tashmë ka vendosur të konkurroj edhe në një garë bodibilldingu dhe shpreson të largohet më një çmim, edhe pse për të i vetmi çmim që ia ka vlejtur është rregullimi i mënyrës së jetesës të cilën e ka fituar falë dietës së re.
Ai i këshillon të gjithë personat që vuajnë nga mbipesha të mos kenë turp dhe të kërkojnë ndihmën e duhur./Arbresh.info
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...