Shoqëria civile reagon ndaj rrënimit të objekteve kulturore

15:39 | 21 Mars 2017
M. A.

Akoma pa u bërë një vit që nga marrja e vendimit për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit, objekti i emërtuar si Shtëpi banimi e shekullit XIX – Florim Zeneli, Florije Rama (e renditur në listë me numrin 1076) në qytetin e Mitrovicës është rrënuar dhe deri me tani nuk ka asnjë reagim apo sqarim zyrtar nga institucionet relevante që thirren në mbrojtjen e tyre.

“Objekti i rrënuar i takonte bërthamës së vjetër të qytetit të Mitrovicës dhe Qendra Rajonale për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në Mitrovicë, në diskutimet e fundit publike patë dalur me propozime konkrete e kreative për këto shtëpi”, thuhet në një deklaratë për media nga organizata të ndryshme të shoqërisë civile në Mitrovicë.

Me anë të kësaj komunikate ato shprehin shqetësimin e thellë ndaj rrënimit dhe degradimit të vazhdueshëm që iu bëhet trashëgimisë kulturore në këtë komunë, duke kujtuar se gjatë viteve të pasluftës në këtë qytet janë bërë rrënime të vazhdueshme të objekteve me vlera arkitektonike si dhe historike.

“Vlen të kujtojmë se shtëpia e Xhafer Devës, e djegur me 28 mars 2015 ka mbetur pezull dhe akoma nuk është interventuar në rindërtimin e saj. Pranë saj, ish hoteli ‘Jadran”’po ashtu objekt në mbrojtje institucionale, është duke pësuar ndryshime të mëdha në fasadën e përparme nga operatorët që kanë marrë objektin me qera, derisa dyshohet se nuk kanë marrë leje përkatëse nga institucionet në nivel lokal”.

Organizatat e Shoqërisë Civile në Mitrovicë, i bëjnë thirrje institucioneve relevante në nivelin lokal si dhe atë qendror, që sa më parë të ndërmarrin hapa konkret drejt mbrojtjes së objekteve të përcaktuara ligjërisht si objekte të trashëgimisë kulturore si dhe gjithë atyre objekteve që mund të shërbejnë në interes të shoqërisë dhe promovimit të shtetësisë së Kosovës.

Organizatat e Shoqërisë Civile të Mitrovicës, që mbështesin këtë deklaratë janë: 7 Arte Ad Libitum Community Building Mitrovica Futja ngjyrë KosovaArs Me dorë në zemër Mitrovica Guide MRMT – Mitrovica Regional Monitoring Team Mundësia OJQ BFF OJQ Pram OJQ TV Mitrovica OJQ Valët e Paqes Qendra Rinore –Mitrovicë RROK Mitrovica Valdete Idrizi (Aktiviste) Zëri i prindërve

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme