Google ADS

Sfarqa organizon kafe miqësie me rastin e Ditës së Pranverës

15:40 | 21 Mars 2017
Arbresh.info

Të martën me rastin e Ditës së Pranverës, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashkëpunëtoret e tij, ka ftuar në një kafe miqësie drejtues të partive politike, deputet të Parlamentit të Republikës së Kosovës, klerikët fetar, OJQ-të, mediat, si dhe qytetarë të shumtë.

Me këtë rast kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, është shprehur se kjo kafe e miqësisë, tashme është bërë tradicionale në prag të Ditës së Pranverës.

“Kjo traditë tashmë është krijuar në emër të krijimit të solidaritetit dhe të bashkëpunimit të të gjithë neve, por edhe të interesimit tonë për qytetarët tanë, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Një traditë që sigurisht ka një kuptim sikurse dita e verës në Elbasan me përjashtim që këtu nuk shoqërohet me ballokume, por me kafe dhe besoj që tash në këto aktivitete që do të shënohet në kuadër të fillimit të ditës së Pranverës për të dhënë një gjallëri këtij viti”, ka thënë kryetari Svarqa.

Edhe pjesëmarrësit e tjerë në këtë aktivitete kanë falënderuar kryetarin Svarqa, për këtë kafe të miqësisë duke thënë se kjo gjë është shumë e rëndësishme sepse shkëmbehen ide nga më të ndryshmet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme