IPKO ka njoftuar se ka zgjeruar mbulimin e rrjetit të saj mobil me lokacione të reja në stacionet bazë, ndërsa ajo gjithashtu ka vazhduar me aktivitetet e modernizimit të rrjetit të saj të internetit në mobil me përditësimin e 110 antenave me teknologjitë e internetit më të shpejtë mobil – 3G dhe 4G LTE.
Modernizimi i lartpërmendur, siç thuhet në njoftimin e kësaj kompanie e ka rritur shkallën e mbulueshmërisë së popullsisë me shërbimet 3G nga 87 përqind në 90,7 përqind, ndërsa mbulimi me shërbime LTE / 4G është rritur nga 81.7 përqind në 84 , 4 përqind.
Në fund të vitit 2016, IPKO ka zgjeruar rrjetin e saj 4G me 54 vendbanime të reja në 67 fshatrat e 18 komunave të mëdha, duke përfshirë edhe mbulimin e zonave të mëdha turistika sikurse Brezovica.
“Përforcimi me rrjetin 4G nga IPKO është bërë edhe në lagjet dhe vendbanimet e Ferizaj, Fushë Kosovës, Gjakovës, Prizrenit, Junikut, Klinës, Malishevës, Mitrovicës, Pejës, Prishtinës, Rahovecit dhe Vushtrrisë. Në kushtet laboratorike por edhe e regjistruar nga përdoruesit e rrjetit, shpejtësia e rrjetit 4G nga IPKO shkon deri në 150Mbps. Rrjeti 3G i telefonisë mobile IPKO është zgjeruar në 21 komuna të reja dhe mbulon 90 fshatra shtesë me 53 antena të reja të internetit të shpejtë 3G, i cili mundëson shpejtësi të madhe të shkarkimit të të dhënave nga pajisjet mobile, deri në 35Mbps”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq në fazën e re të avancimit të rrjetit të saj 3G, IPKO poashtu ka përforcuar sinjalin e 3G edhe në Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë, Obiliq, Podujevë, Prishtinë dhe Prizren, duke mbuluar lagje dhe vendbanime të reja me rrjetin 3G.
“Me rreth 90 përqind mbulueshmëri të gjeneratës së fundit të rrjetit mobil ne sërish po e konfirmojmë Kosovën si vend lider me shkallë të depërtimit dhe përdorimit të internetit. Ne vazhdimisht po investojmë në rrjetin tonë në mënyrë që përdoruesit tanë ta kenë mundësinë e lidhjes me internet nga çdo cep i Kosovës, për punë, komunikim dhe argëtim. Me zgjerimet e fundit në rrjet, misioni ynë për t’i lidhur gjithë kosovarët me internet është gjithnjë e më afër realizimit të plotë” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.
Për më pak se 10 vjet operim në tregun e telefonisë mobile, IPKO ka investuar rreth 300 milionë euro në rrjetin e saj mobil dhe fiks në Kosovë, ndërsa mbetet operatori i parë që ka debutuar me internetin e shpejtë mobil 3G dhe atë 4G./Arbresh.info.
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I