Të paktën 26 persona kanë vdekur nga uria në rajonin jugor Jubaland të Somalisë, sipas portalit të Radio Mogadishu e cila është në pronësi të qeverisë.
Aty citohet ministri i brendshëm njëherësh kryetari i Komitetit Abdirahman Mohamed Hussein të ketë thënë se vdekjet kanë ndodhur në 36 orët e fundit.
Ai bëri thirrje për ndihmë emergjente për të frenuar urinë, raportoi Radio Mogadishu.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i cili ishte në Somali gjatë këtij muaji, ka thënë se nevojiten gati gjashtë milionë euro ndihma atje.
Vendi është kapluar nga një thatësirë shkatërruese e cila ka shkaktuar ngordhjen e bagëtive si dhe tharjen e lumenjve dhe puseve.
Qindra familje janë larguar tashmë nga Jubaland dhe kërkuan strehim në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...