Edi Rama është i vetëm në presionin që i bën opozitës. Aleati i tij, Ilir Meta nuk i bashkohet idesë për të bërë zgjedhje pa opozitën.
I pyetur nga gazetarët për skenarin ekstrem, për të cilin Edi Rama thotë se është i gatshëm ta vërë në zbatim, Ilir Meta dha këtë mesazh: “Më vjen keq për këtë pyetje. Njoftoheni të gjithë se pluralizmi ka ardhur që në 12 dhjetor të 1990-ës në Shqipëri dhe ne duhet të gjithë të punojmë që këto të jenë zgjedhje të shkëlqyera, larg qëndrimeve kategorike që mund të na sillnin pasoja katastrofike, të padëshiruara për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe sidomos këta fëmijë”.
Gjatë mbledhjes me deputetët socialist, Edi Rama e kishte parashikuar këtë qëndrim të LSI. “Me Saliun, pa Saliun, me Lulzim Bashën apo pa Lulzim Bashën, në koalicion ose qoftë edhe të vetëm, më 18 qershor do të shkojmë në zgjedhje” iu tha Rama deputetëve, duke përfshirë edhe qëndrimin shkurajues të LSI në përballje me opozitën. Meta ka qenë i pranishëm sot në inaugurimin e shkollës “Kongresi i Lushnjes”, në krah të kryebashkiakut Veliaj dhe ministres së Arsimit Nikolla.
Partia Demokratike dhe aletatët e saj nuk janë regjistruar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, pasi kërkojnë qeveri teknike dhe rishikim të Kodit Zgjedhor.
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...