Google ADS

Gruevski pro, ndërkaq Zaevi kundër veprimeve të Ivanovit

14:12 | 21 Mars 2017
Arbresh.info

Liderët e dy partive më të mëdhaja për nga numri i deputetëve në përbërjen e re të kuvendit, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev, kanë shprehur mendimet e kundërta në intervistat e tyre me gazetën kroate ”Veçernji List”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Gruevskit, vendimi i Ivanovit është i mençur dhe se është në shërbim të popullit maqedonas. Ai thotë se vendi ka hyrë në krizë për shkak të marrëveshjes LSDM-BDI, që sipas tij, dëshirojnë ta ridefinojnë Maqedoninë dhe ta varrosin identitetin maqedonas.

Nga ana tjetër, Zaevi thotë se pret që kuvendi të zgjedhjë kryetarin e ri, i cili duhet ta njoftojë Ivanovin se në pajtim me Kushtetutën, duhet që t’ia jep mandatin. Sipas tij, ehe pse Ivanovi e shkeli Kushtetutën e vendit, janë duke u bërë të gjitha tentimet juridike për zgjidhje institucionale të krizës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme