Reklamat në Windows 10 janë duke u bërë gjithnjë e më të shpeshta këtyre ditëve, por kjo nuk do të thotë se përdoruesit janë të pajtimit me këtë.
Fakt i gjallë është numri i shkrimeve në aplikacionin Feedback Hub, të cilët ankohen ndaj reklamave. Gjithnjë e më shumë përdorues po i drejtohen platformës për informacione të kthyeshme në Windows 10, për t’u ankuar në reklamat të cilat kanë nisur të shihen në sistemin operativ, përfshirë edhe banerin OneDrive, i cili çdo herë duket në File Explorer.
Shumica e përdoruesve konsideron se këto reklama janë të papranueshme, duek theksuar se Microsoft nuk duhet të miratojë një qasje të tillë agresive ndaj atyre që përdorin sistemin më të ri operativ. Sikur edhe disa herë në të kaluarën, disa përdorues kanë kërcënuar me kalim në Apple nëse problemi nuk zgjidhet.
“Kam paguar para të mira për këtë makinë, e cila lëviz në versioni e paguar të platformës Windows 10 Pro dhe këto reklama më hidhërojnë. Kurrë nuk kam qenë njeri i Apple, por tash këtë do ta shqyrtoj seriozisht”, thuhet në njërën nga komentet.
Microsoft tash duhet të japë përgjigje ndaj kësaj, por Windows 10 Creators Update i ardhshëm nuk do të sjellë ndryshime sa i përket reklamave.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...