Pikturat e vjedhura të Van Gog kthehen në muze

13:01 | 21 Mars 2017
Arbresh.info

Në Muzeun Van Gog në Amsterdam janë kthyer dy pikturat e artistit të njohur holandez të vjedhura nga ky muze para më shumë se 14 vitesh.

Në pyetje janë pikturat e krijuara në vitin 1882 “Peizazhi në Sheveningen” dhe një më vonë “Besimtarët në dalje nga kisha reformatore në Nuenen”, të cilat i ka gjetur polica italiane.

Policia në Napoli zbuloi se këto piktura janë të çmueshme gjatë aksionit kundër pjesëtarëve të klanit mafioz Kamora. Drejtori i Muzeut, Van Gog, Aksel Rueger tha se kthimi i pikturave është në mesin e “Ditëve më të veçanta në histori” të këtij muzeu.

Ai tha se pikturat janë dëmtuar në masa të panjohur gjatë vjedhjes në vitin 2002, por edhe gjatë viteve të kaluara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme