Komisioni parlamentar për Bujqësi ka nxjerrë shtatë rekomandime për Qeverinë e Kosovës lidhur me zhvendosjen e banorëve të Hades.
Po ashtu në lidhje me këtë problematikë të këtyre banorëve do të mbahet edhe një debat parlamentar.
Deputeti nga LDK-ja Adem Salihaj tha se në rekomandimin e parë duhet që Qeveria brenda tre muajsh t’i nxjerr aktet (vendime) që deri në vitin 2019 të ndodhë zhvendosja e banorëve të Hades.
Salihaj tha se kjo periudhë është e mjaftueshme për Qeverinë lidhur me mjetet financiare për këtë çështje.
Edhe deputeti Shaip Muja kërkoi që çështja e Hades të futet në interpelancën e ardhshme të kryeministrit Isa Mustafa.
Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj kërkoi që Hadja të mos futet në interpelancë por vetëm të mbahet debat parlamentar.
Ndërsa deputeti i VV-së Sali Salihu theksoi se infrastruktura në Shkabaj, shkolla, ujësjellësi, kanalizimi të përfundojë para 31 dhjetorit 2019 që deri në këtë kohë të zhvendosen të gjithë banorët.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...