Google ADS

Kosova e kryen stërvitjen e parë, ja çka deklaroi Besart Berisha (FOTO)

11:41 | 21 Mars 2017
Arbresh.info

Përfaqësuesja e Kosovës të premten e zhvillon ndeshjen e radhës eliminatore për Kampionatin Botëror, raporton Arbresh.info.

Kosova e ka zhvilluar stërvitjen e parë para ndeshjes me Islandën. Qindra shikues janë parë në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.

Sot në Drenas është zhvilluar një stërvitje e lirë. Pas stërvitjet për media foli ylli i ri i Kosovës, Besart Berisha. “Stërvitja e parë ishte e mirë, për mua është me rëndësi që të njoftohemi me bashkëlojtarët. Detyra jem është shënimi i golave. Është një grup shumë i mirë me disiplinë më kanë pritur shumë mirë dhe nuk pres të kem probleme. Jam shumë i kënaqur deri tash”, deklaroi Besart Berisha. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme