Google ADS

Google dhe Facebook tani paguajnë tatim të plotë në Australi

11:07 | 21 Mars 2017
Arbresh.info

Kompanitë shumëkombëshe të tilla si Google dhe Facebook, tashmë janë duke paguar tatimin në Australi bazuar në fitimet atje, në vend të zhvendosjes së të ardhurave jashtë vendit, thotë qeveria.

Ndryshimet në sistemin e taksave do të shënojnë një rritje prej 2 miliardë dollarë australianë këtë vit.

Ligji i ri thotë se në qoftë se kompanitë globale nuk paguajnë tatimin, atëherë do të hyjë në fuqi një normë e dënimit prej 40 % të fitimit.

Scott Morrison nga thesari australian tha se autoritetet tatimore australiane po zhvillojnë aktualisht 71 auditime që përfshijnë 59 korporata të mëdha globale

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme