Google ADS

Oficerët e parë robotik i bashkohen policisë

10:59 | 21 Mars 2017
M. A.

Oficerët e parë robotik në Emiratet e Bashkuara Arabe do t’i bashkohen policisë së Dubait në maj, kanë konfirmuar zyrtarët. Ata saktësuan se robotët do të përbëjnë 25 për qind të forcave policore deri në vitin 2030 raporton “RT”.

Emiratet e Bashkuara Arabe po ‘sakrifikojnë’ një grup të madh policësh për t’i zëvendësuar me robotë, si pjesë e planit të tyre për ta bërë Dubain, “një nga 5 qytetet më të mirë në botë” përsa i përket sigurisë.

“Ne planifikomjë që në të ardhmen të trajtojmë shumë robotë si policë. Deri në vitin 2030, robotët do të përbëjnë rreth 25 për qind të forcës së përgjithshme të policisë”, tha Abdullah Bin Sultan, drejtor i Qendrës së inteligjencës në Policinë e Dubait.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme