Kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski paralajmëroi përgatitjen e një dokumenti politik, i cili do të ofrohet si mënyrë për dalje nga kriza. Ky dokument i Gruevskit a nënkupton marrëveshje të re “Përzhina 3” për krizën politike, apo aneks i asaj të fundit, që pasoi me shpalljen e datës së zgjedhjeve.
Burime diplomatike theksojnë për INA se ky skenar ka të bëjë me imponimin e një marrëveshje të re, e cila sipas VMRO-DPMNE synon që pas disa muajve apo vitin e ardhshëm të ketë zgjedhje të reja. Por Gruevski nuk ka dhënë detaje se çfarë përmban ky dokument që sipas tij ka të bëjë me ruajtjen e Maqedonisë, që nuk do të rrënojë unitarizmin e vendit. Nuk dihet se a do të përfshihen kërkesat e partive shqiptare si avancimi i gjuhës shqipe dhe kërkesa të tjera që janë pjesë e dokumentit të nënshkruar.
Sipas portalit sdk.mk, opsionin për një skenarë të tillë e lansoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ishte shprehur një javë më parë se nuk duhet të thirret Kuvendi pa pasur marrëveshje paraprake mes partive më të mëdha maqedonase dhe shqiptare. Ahmeti në intervistën e tij për RTV21, tha se deri më tani nuk ka ndonjë sinjal se Kuvendi mund të thirret, por sipas tij, përpjekje po bëhen.
“Pa një marrëveshje të mirëfilltë mes palëve si përfaqësues të komuniteteve shumicë, LSDM-së, VMRO-së, BDI-së dhe partive tjera, ne nuk mund të bëjmë eksperimente dhe prova si në teatër, të shkojmë në parlament pa një marrëveshje paraprake. Dhe jo të shkojmë në parlament për të parë njëri tjetrin dhe për të shkëmbyer ca sharje dhe ofendime, por për të zhvilluar një seancë ku do të zgjidhet një komision për emërime, dhe të zgjidhet kryetari i Parlamentit”, theksoi Ali Ahmeti.
VMRO-DPMNE dokumentin pritet tia shpalos edhe eurokomisarit Hahn, ndërsa nuk dihet se për të njejtin a do të thotë Gruevski se ka përkrahjen e ndonjë partie tjetër./INA
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?