Bizneset e pjesëve të veturave në hall nga Dogana e Kosovës

10:32 | 21 Mars 2017
Arbresh.info

Dhjetëra pronarë të autopjesëve në territorin e Republikës së Kosovës kanë protestuar sot para Doganës së Kosovës dhe kanë nënshkruar një dokument përmes së cilit padisin këtë institucion.

Avokati i rreth 300 bizneseve që merren me këtë veprimtari, Musa Damati tha se pronarët e këtyre bizneseve po kërkojnë që ata t’i derdhin taksat e tyre në mënyrë proporcionale në buxhetin e konsoliduar të Kosovës, shkruan arbresh.info.”

“Këto kompani janë tatimpaguese të Republikës së Kosovës dhe ajo që po kërkonjnë është që mjetet e tyre t’i paguajnë tatimet në mënyrë proporcionale. Ata po kërkojnë që taksat e tyre t’i derdhin në buxhetin e konsoliduar në buxhetin e Doganës. Dogana nuk po i lejon ata që ata t’i tatojnë dhe doganojnë mjetet e tyre në mënyrë proporcionale dhe të drejtë”, tha Damati.

Burim Habibaj, pronari i njërës prej kompanive e cila merret me hekurishte dhe pjesët e veturave në Mitrovicë tha se Dogana po i detyron ata që të paguajnë për veturat e dëmtuara që i sjellin në Kosovë të njëjtin çmim sikur të ishte makinë në rregull.

“Mjetet që i sjellim në Kosovë që janë të bëra ndeshje atje, ata na detyrojnë me ba pagesën si të jetë në rregull, jo si automjet që është për pjesë po për makinë të rregullt. Nuk lejojnë që të sjellim makina prej jashtit për pjesë që kanë defekte, ata të shtijnë me ba pagesën për Doganë”, tha Habiba

Këta pronarë kërkojnë që të paguhet Doganë 28 për qindëshi i vlerës së makinës dhe jo të paguhet si makinë e re./Arbresh.info.

17431407_1440328222646456_577164571_o

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme