Njeriu 21 vjeçar konsiderohet si mishërim i një perëndie hinduse për shkak të një gjendje jo shumë të zakonshme fizike, pasi që gjatësia e tij nuk është zhvilluar që nga lindja.
Gjendja e tij mbetet e padiagnostifikuar nga mjekët. Ai nuk mund të flasë apo të ecë lirshëm por, pranon vizita të shumta nga fshatarët duke e konsideruar atë si perëndi, shkruan Daily Mail.
Z. Singh kishte lindur në mënyrë normale, por prindërit e tij Jagtar Singh dhe Manjeet Kaur thonë se rritja e tij papritmas ka ndaluar kur ai i ka mbushur 6 muaj, transmeton KosovaPress.
Për fat të keq doktorët asnjëherë nuk i kanë bërë ekzaminim të thellë për shkak se familja e tij nuk ka mundur t’i mbulojë shpenzimet.
“Por ne i kemi dhënë shumë medikamente dhe është pothuajse e njëjta gjë”, ka thënë nëna e tij.
“Njerëzit nuk e përqeshin atë për të qenit i shkurtër. Ne nuk ndjehemi keq për gjendjen e tij. Ne të gjithë e adhurojmë. Njerëzit e duan. Njerëz të ndryshëm vijnë çdo ditë për ta adhuruar atë”, ka shtuar nëna e tij.
Familja e tij dëshiron që ai të bëhet i famshëm në mënyrë që të fitojnë shumë para për tretmanin e tij.
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së