Viktimë e re në Kërçovë nga sulmi i qenve endacakë

09:44 | 21 Mars 2017
Arbresh.info

Lutfie Beshiri, 57-vjeçare nga fshati Baçishtë e Kërçovës, është viktima e re e qenve endacakë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbrëmë zonja Beshiri është sulmuar në shtëpinë e saj. Gruaja ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është transferuar në spitalin e përgjithshëm të Kërçovës. Rasti është paraqitur në stacionin policor në Zajas.

Qeveritë lokale në Kërçovë nuk kanë qëndrim konkret sesi të zgjidhet problemi me të cilin përballen edhe kërçovarët por edhe fshatërat tjerë për rreth. Qendër rajonale për pranimin e qenve endacakë nuk ka.

Të premten e kaluar po në këtë fshat, u sulmua 4 vjeçari dhe si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, vdiq në spitalin e përgjithshëm.

Vitin e kaluar janë paraqitur 54 raste të sulmeve të qenve në Kërçovë, 39 në qytet dhe 15 nëpër fshatra.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme