Çdokush e dëshiron një lëkurë të bukur dhe të pastër, mirëpo kjo gjë nuk është çdoherë e mundshme, për shkak të cikleve mujore, stresit dhe gjërave të tjera, të cilat nuk i keni nën kontroll.
Dr. David Colbert, dermatolog i certifikuar dhe themeluesi i produkteve të bukurisë ‘Colbert’, tregon se si çrrënjosen aknet dhe shenjat e tjera në fytyrën tuaj.
AKNET NË LËKURËN E KOKËS
“Lëkura e kokës suaj është një zgjatje e lëkurës së fytyrës tuaj, ndaj nëse vëreni ndonjë shenjë të kuqe në pjesën afër flokëve ose edhe në lëkurën e kokës, përdorni sapun antibakterial, si p.sh. ‘Selsun Blue’, i cili përmban një për qind sulfat që ndihmon tharjen e akneve.
Ju gjithashtu mund të përdorni ‘Neutrogena T-Gel’, i cili përmban dy për qind katran, i cili qetë- son skuqjen në lëkurë”, thotë dermatologu Colbert.
AKNET NË FYTYRËN TUAJ
‘Nëse keni akne të buta (të cilat shfaqen si pasojë e cikleve mujore ose stresit) atëherë trajtojeni fytyrën tuaj me krem, që përmban të paktën dy për qind acid dhe bëjeni këtë gjë tri herë në javë.
Në ditët kur nuk e trajtoni fytyrën me këtë krem, përdorni zbutës të zakonshëm, pasi ai do t’ju ndihmojë në hidratimin e lëkurës suaj.
Është shumë e rëndësishme përdorimi i këtij zbutësi, pasi kremi si i vetëm mund të ndikojë në paraqitjen e edhe më shumë akneve’.
Dermatologu Colbert këshillon që ‘pasi të keni pastruar fytyrën tuaj, shpërndani serum në formë xheli, që përmban acid, sepse ky acid do të hapë poret tuaja dhe nuk lejon që ato të bllokohen’.
‘Përfundimisht, pastroni fytyrën tuaj për të larguar qelizat e vdekura, sepse ato përmbajnë baktere dhe nuk lejojnë gjenerimin e qelizave të reja të lëkurës’.
AKNET NË TRUPIN TUAJ
“Nëse jeni duke vuajtur nga shenjat nëpër pjesë të ndryshme të trupit dhe jeni mërzitur nga to, atëherë përdorni sapun antibakterial, të paktën dy herë në javë.
Nëse dëshironi të parandaloni përhapjen e mëtejme të akneve apo shenjave të tjera, izoloni pjesën e akneve me diçka, në kohën kur punoni ose djersiteni sepse ai është momenti kur bakteret gjejnë rrugë për t’u përhapur në gjithë trupin.
Një tjetër zgjidhje që mund të ndikojë edhe më shpejt është të merrni antibiotik, që është i veçantë për mënjanimin e akneve nga trupi, si p.sh ‘OTC’ “.
“Mirëpo nëse jeni duke pasur probleme me akne në trup për më shumë se dy muaj, atëherë duhet të vizitoni dermatologun, sepse mund të keni problem më serioz”, këshillon dermatologu Colbert.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...