Google ADS

Hahn në Maqedoni, fundi i krizës apo thellimi i saj

09:27 | 21 Mars 2017
Arbresh.info

Euro-Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, sot do të zhvillojë një vizitë në Maqedoni, ku pritet që të japë ndihmesë në tejkalimin e krizës që e ka kapluar vendin pas zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit të vitit të kaluar, transmeton Gazeta Express.
Ndërkohë iniciativa qytetare “Për Maqedoninë e Bashkuar”, iniciativë kjo që mbështet fuqishëm partinë e Nikolla Gruevskit, ka kërkuar takim me eurokomesarin dhe ka paralajmëruar protesta masive para zyrës së misionit të BE-së në Shkup, gjatë pranisë së Johannes Hahn-it.

Drejtues të kësaj iniciative kanë thënë se dëshirojnë që me anë të protestës të dërgojnë mesazh të qartë eurokomisionerit lidhur me qeverinë e re dhe kanë shprehur pakënaqësitë rreth dygjuhësisë, pasi sipas tyre, një gjë e tillë do të shkatërrojë unitetin e Maqedonisë.

Por, ende nuk dihet se si do të veprojë Hahn në zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, e cila sipas analistëve, po thellohet edhe më tej kriza në ekonomi.

Eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han, së bashku me tre eurodeputetët Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn, sot janë në Maqedoni me qëllim që të bëjnë edhe një përpjekje për marrëveshje për dalje nga kriza politike në të cilën vendi është një periudhë të gjatë.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, paralajmëroi se Han dhe treshja e eurodeputetëve përveç me liderët e partive politike, në Shkup do të takohen edhe me presidentin Gjorge Ivanov.

Sipas Kocijançiç, pritet që Han dhe tre eurodeputetët ta përsërisin pozitën e BE-së për respektim të epilogut të zgjedhjeve dhe të lejohet vazhdimi i proceseve demokratike për formim të shpejtë të qeverisë së orientuar reformiste, e cila do të vazhdojë me implementimin e marrëveshjes së Përzhinos.qeverisë së orientuar reformiste, e cila do të vazhdojë me implementimin e marrëveshjes së Përzhinos.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme