Google ADS

Vizat e ‘përjetshme’

08:33 | 21 Mars 2017
Arbresh.info

Liberalizimi i vizave me BE-në nuk pritet të ndodhë as këtë vit, pavarësisht se gati një dekadë liderët politikë në vend premtojnë heqjen e tyre. Bashkimi Evropian insiston se pa kalimin e Demarkacionit në Kuvend nuk hiqen vizat për kosovarët, derisa opozita kërcënon se me rikthimin e Marrëveshjes për Kufirin rikthehet edhe gazi lotsjellës.

Në anën tjetër, kosovarët do të vazhdojnë të mbesin populli i vetëm i izoluar në Evropë edhe gjatë vitit 2017.

Qytetarët e Kosovës nuk pritet të lëvizin lirshëm në zonën Shchengen as gjatë këtij viti. Liberalizimi i vizave, i premtuar tash e 6 vjet, ka mbetur peng i Marrëveshjes së Demarkacionit, e cila po kundërshtohet fuqishëm nga opozita kosovare për afro dy vjet. E njëjta situatë po vazhdon edhe sot. Derisa në Qeveri thonë se janë duke e shqyrtuar riprocedimin e Marrëveshjes në Kuvend për një kohë të përshtatshme, opozita kosovare nuk ka lëvizur nga pozicionet e saj.

Kundërshtimi i Marrëveshjes e cila sipas tyre ia humb Kosovës 8200 hektarë tokë, brenda dhe jashtë Kuvendit do të jetë i fuqishëm. E sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, përgjegjësia kryesore për izolimin e kosovarëve edhe këtë vit bie pikërisht mbi institucionet dhe udhëheqësit e Kosovës. Megjithatë, ka edhe të atillë që një pjesë fajit ia vënë Bashkimi Evropian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme