Dymijë gardianë burgjesh drejt grevës, kërkojnë paga si Policia e Shtetit

08:31 | 21 Mars 2017
Arbresh.info

Rritja me 7% e pagës për punonjësit e Policisë së Burgjeve ka sjellë reagimet e para.

Kryetari i Sindikatës së Policisë në këtë sektor, Valentin Macaj, i cili është shprehur kundër skemës së përdorur nga qeveria edhe më herët, paralajmëron protesta në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimeve.

“Ne kemi vendosur që do të protestojmë në do burg nëse nuk merret paga e trajtimi i njëjtë me Policinë e Shtetit. Ne kemi marrë firmat e mbi 2000 gardianëve në do seksion sindikal nëpër burgje për protestë me refuzim shërbimi. Ky do të jetë vetëm hapi i parë./Shekulli

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme