Ministria e Infrastrukturës shpreson që t’i shtohen disa miliona me rishikim të buxhetit për financimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë – Han i Elezit.
90 milionë eurot e ndara në fillim të vitit, e që janë të ndara për vitin 2015, nuk mjaftojnë për të mbuluar gjithë dinamikën e punëve të planifikuara për këtë vit.
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka thënë se janë duke i shqyrtuar kërkesat e komunave para se të dorëzojnë kërkesën për rishikim buxhetor. Thotë se brenda javës do të dërgohen kërkesa për rishikimin buxhetor, shkruan sot KD.
“Deri të premten e kemi afatin për dorëzimin e draftit të parë për rishikim. Kemi kërkesa edhe nga komunat dhe fillimisht do të analizohet se si është situata në komuna dhe projektet e tjera që janë nisur më parë… Pastaj do të shohim nëse mund të shtohen edhe ndonjë milion për autostradë”, ka thënë ai.
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton