Një grup prej tre personash mësynë në një banesë në Thüringerstraße të Dyseldorfit në Gjermani duke dhunuar brutalisht kryefamiljarin e duke i grabitur.
Çifti me fëmijët ishin në banesë në momentin kur tre persona të armatosur hynë në banesën e tyre rreth orës 21.50 minuta të mbrëmjes së shkuar (19 mars).
“Babai 29 vjeçar u përpoq të largonte grabitësit, por u mund brutalisht nga ata dhe u hodh në tokë”, shkruan policia lokale në komunikatë.
Ndërsa çifti është kërcënuar me armë zjarri nga dy prej autorëve, i treti ka kryer bastisjen, duke vjedhur të holla dhe stoli. Më pas, autorët u larguan nga ballkoni dhe u arratisën në drejtim të paditur.
Sipas mediave gjermane, ata kanë folur shkurtimisht në gjuhën shqipe gjatë kryerjes së aktit. Policia është në kërkim të tyre, ndërsa ka dhënë edhe karakteristikat përkatëse.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë