Google ADS

Merkel dhe Trump do të diskutojnë për çështje tregtare në maj

21:48 | 20 Mars 2017
Arbresh.info

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha të hënën se takimi i drejtuesve të vendeve lidere të ekonomisë G7 në maj do të jetë rast i mirë që me presidentin amerikan Donald Trump të diskutojnë për mos pajtimet lidhur me atë se si duhet mbajtur tregtinë e lirë dhe njëkohësisht qarkullimin tregtar ta bëjnë më të sinqertë.

“Natyrisht, qëndrimet dallojnë dhe një takim nuk do ta ndryshojë këtë. Por, presidenti Trump gjatë bisedës sonë qartë ka bërë me dije se është kundër izolimit dhe për tregti të lirë dhe të sinqertë”, tha Merkel në konferencën për media në panairin e teknologjisë CeBIT me kryeministrin japonez Shinzo Abeo.

Sipas saj, G7 është një rast i mirë për këtë, “por nuk mund të them nëse do të mund të arrijmë të zgjedhim çështjet kontestuese”.

“Edhe tash mund ta formulojmë se çfarë do të thotë kjo për secilin nga vendet tona”, ka thënë Merkel, duke folur për dallimet në qëndrimet me administratën amerikane rreth çështjeve tregtare, të cilat dolën në shesh në takimin e javës së kaluar me presidentin Trump në Uashington.

Samiti G7 mbahet në maj në Itali, ndërsa tregtia besohet se do të jetë ndër çështjet më të ndjeshme në këtë takim.

Shinzo Abe konsideron se Japonia dhe BE duhet të mbrojnë tregtinë e lirë dhe të tentojnë që në taborin e vet të sjellin SHBA-të.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme