Zyrtari i LDK-së i drejtohet Agim Veliut e Isa Mustafës duke i pyetur se a ju vjen marre?

21:13 | 20 Mars 2017
Arbresh.info

Njëri nga udhëheqësit e LDK-së në Prishtinë, Petrit Bicaj ka goditur drejtuesit e partisë së tij, Isa Mustafën e Agim Veliun në lidhje me vrasjet e pasluftës.

Kryetari i Nëndegës së Ulpianës, ka thënë se a u vjen marre atyre të flasin për vrasjet politike.

“Si nuk ju vjen marre, parise se LDK-se, te tallen me familjet e te vrareve te pasluftes?! Paska kerku Veliu qe “te zbardhen” vrasjet!! Tash i paska ra ndermend, pak para zgjedhjeve! Po ti e ke pushtetin, zbardhi…. pse nuk lejuat te formohen komisionet atehere kur ishte iniciativa e tille, para 2 vitesh? Pse i ndaluat ne ate kohe ata deputet, qe donin te fillonin me zbardhjen e ketyre vrasjeve!!!

Se di se a kane mbete ende njerez qe u besojne ketyre dokrrave, perveq klientelisteve dhe servileve?!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme