Videoja e një gjeli të pazakontë më madhësi është duke u përhapur me shpejtësi në internet, ndërsa vlen të përmendet se ai është nga Kosova dhe se lajmin për të e ka publikuar prestigjiozja britanike Daily Mail.
Në videon e publikuar më 17 mars tregohet momenti kur gjeli del me vështirësi nga koteci dhe sipas Mail, ai duket më shumë si një dinozaur për shkak të madhësisë së tij.
Gjeli quhet “Merakli” është në pronësi të Fitim Sejfijajt nga Kosova.
Ky është një lloj pule e quajtur Brahma, një racë e veçantë e madhe zogu. Shpendi është zhvilluar fillimisht në Amerikë dhe mendohet se është importuar nga Shangai i Kinës.
Ndërsa një pulë mesatare mund të peshojë deri në dy kilogram, një gjel Brahma mund të arrijë një peshë të habitshme deri në 8 kg.
Videoja është parë në mënyrë të habitshme plot 81 milionë herë dhe fillimisht është publikuar në një faqe në Facebook për pulat.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...