Presidenti amerikan, Donald Trump të hënën ka akuzuar anëtarët e Partisë Demokratike se kanë shpikur akuzat se Rusia është përzier në zgjedhjet e kaluara presidenciale dhe tha se Kongresi dhe FBI në vend të kësaj duhet të merren me rrjedhjen e informacioneve në media.
Trump publikoi komentet e tij në Twitter vetëm disa orë para dëshmisë së drejtorit të FBI-së James Comey dhe drejtorit të Agjencisë për siguri nacionale Michael Rodgers para komitetit të Kongresit për akuzat ruse për hakim dhe nëse kanë ekzistuar lidhje ndërmjet Moskës dhe kampanjës së Trump.
“Demokratët kanë shpikur storien ruse si përgjigje për kampanjën dëshpëruese. Tregimi i vërtetë të cilin duhet ta hetojë Kongresi, FBI dhe të tjerët janë rrjedhja e informacioneve të besueshme. Duhet ta gjejmë spiunin menjëherë”, ka thënë Trump.
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...