Google ADS

Ja si ta parandaloni kancerin e mushkërive tek duhanpirësit

16:49 | 20 Mars 2017
Arbresh.info

Duhanpirësit duhet të sigurohen të konsumojnë më shumë fruta dhe perime për të parandaluar sëmundjen vdekjeprurëse të mushkërive, paralajmërojnë shkencëtarët.

Konsumimi i tyre në 5 racione në ditë ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjes pulmonare obstruktive kronike me 40%, ka zbuluar një studim i ri.

Çdo racion shtesë zvogëlon gjasat me 8% më shumë.

Personat që kanë hequr dorë nga duhani mund të përfitojnë gjithashtu duke ndjekur një dietë të shëndetshme. Të njohura për fuqitë e tyre antioksiduese, ekspertët suedezë mendojnë se produktet e freskëta mund të ndihmojnë në mbrojtjen e mushkërive nga duhani.

Tek këto produkte bëjnë pjesë molla, perimet e gjelbra (sallata jeshile, lakra, spinaqi, kale etj) dhe specat.

Autorja kryesore e studimit, dr. Joanna Kaluza, nga Instituti Karolinska në Stokholm, thotë: Të gjithë duhanpirësit duhet të konsumojnë sa më shumë fruta dhe perime të jetë e mundur”.

“Çdo racion shtesë me fruta dhe perime ul konsiderueshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjes pulmonare obstruktive kronike.

Konsumimi i frutave dhe perimeve nuk ul vetëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjes kronike të mushkërive, por edhe sëmundjet kardiovaskulare, kancerin, ndihmon për të mbajtur një peshë normale të trupit dhe shumë përfitime të tjera.

Hulumtuesit shkencorë analizuan të dhënat e më shumë se 44 mijë meshkujve të moshës së mesme për një periudhë 14-vjeçare, duke filluar nga viti 1998.

Në fillim të studimit pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor në lidhje me konsumimin e frutave dhe perimeve.

U monitorua gjithashtu edhe historia e tyre e duhanpirjes. Gati 2000 pjesëmarrës në studim u prekën nga sëmundja pulmonare obstruktive kronike gjatë periudhës së studimit. Rreth 2/3 e meshkujve ishin akoma duhanpirës ose ish duhanpirës.

Hulumtuesit shkencorë i ndanë pjesëmarrësit në 5 grupe bazuar tek konsumimi i frutave dhe perimeve në ditë. Pasi bënë ndarjet edhe për mënyrën e pirjes së duhanit, hulumtuesit shkencorë zbuluan një rrezik konsiderueshëm të ulët në zhvillimin e sëmundjes.

Ish-duhanpirësit me konsumimin më të lartë të produkteve bimore ishin 34% më pak të rrezikuar nga sëmundja pulmonare obstruktive kronike. Çdo racion shtesë lidhjen me 4% më pak rrezik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme