E-kiosku hapet edhe në Klinë

16:07 | 20 Mars 2017
Arbresh.info

Qytetarët e Komunës së Klinës nga sot do të kenë mundësinë që vetë të marrin disa lloje të dokumenteve të gjendjes civile.

Kjo pasi që edhe zyrtarisht është vëne në funksion E- kiosku online, i cili do të jetë në funksion të qytetarëve për nxjerrjen e disa dokumenteve të gjendjes civile.

Promovimin online nga E-kiosku e ka bërë zyrtarisht kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota.

“Sot Klina, shënon edhe një hap në modernizimin e administratës. E-kiosku do të jetë në shërbim të qytetarëve 24 orë. Me këtë projekt fillon një vizion i ri në ngritjen e kapaciteteve në ofrimin e shërbimeve për qytetarë”, ka thënë Bashota.

E – kiosku është aparat, i cili qytetarëve u mundëson që 24 orë të nxjerrin vetë dokumente të gjendjes civile, certifikatën e lindjes, shtetësisë, martesës, ekstrakt të lindjes, kërkesë-ankesë komunës dhe faturën e tatimit në pronë.

foto-1_3945

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme