Përzgjedhësi i Italisë, Giampiero Ventura, ka bërë të ditur se dy lojtarët e Juventusit, Giorgio Chiellini dhe Claudio Marchisio, nuk janë ftuar për ndeshjen me Shqipërinë pasi sipas tij “ata nuk janë në formë”, të cilët do të mungojnë po ashtu në miqësoren me Holandën.
“Do të na mungojnë Chiellini dhe Marchisio. Ata e dinë këtë shumë mirë. Ata kanë nevojë për kohë që të gjejnë formën e dikurshme”, deklaroi Ventura.
Ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë do të luhet të premten në Palermo në stadiumin “Renzo Barbera”, e cila zhvillohet nga ora 20:45.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën