Për herë të parë edhe Shqipëria bëhet pjesë e Çmimit Global të Mësuesit, i vlerësuar nga media si çmimi Nobel në mësimdhënie.
Kjo është një iniciativë e ndërmarrë nga Fondacioni Varkey, i cili vlerëson profesionin e mësuesit si dhe zbulon me mijëra histori të mësuesve të cilët kanë dhënë një kontribut në transformimin e jetëve të fëmijëve dhe të rinjve.
Çmimi Global i Mësuesit shpreh mirënjohje ndaj punës që bëjnë miliona mësues anembanë globit.
Këtë vit Shqipëria në datat 18-19 Mars, e përfaqësuar nga Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri ju bashkua mbi 2000 delegatëve në Forumin Botëror për Arsimin dhe Aftësitë.
Ky forum çdo vit mbledh së bashku lider nga mbarë bota, ministra të arsimit, bota akademike dhe e biznesit për të diskutuar dhe sugjeruar zgjidhjet më të mira për sigurimin e arsimit cilësor dhe akses të barabartë në arsim për të gjithë.
Gjatë ceremonisë së shpalljes së mësuesit fitues për vitin 2017, për herë të parë Shqipëria u akreditua nga Varkey Foundation si një ndër shtetet pjesëmarrëse në Çmimin Global të Mësuesit për vitin 2018.
Për herë të parë në vend, Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve dhe CRCA Shqipëri, do të organizojnë për herë të parë në vend “Çmimin Kombëtar për Mësuesit 2017”, një nismë kjo që ka për qëllim të nxjerrë në pah dhe të promovojë të gjithë ata mësues që kanë sjellë një ndryshim dhe rezultate në arsimimin e fëmijëve në vend.
Në Çmimin Kombëtar për Mësuesit mund të marrin pjesë të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar në Republikën e Shqipërisë. Pesë do të jenë kategoritë kryesore të vlerësimit: Mësuesi i Vitit në Mësimdhënie; Mësuesi i Vitit Avokues për të Drejtën për Arsim; Mësuesi i Vitit në Inovacion; Mësuesi i Vitit si Kontribues në Arritjet Akademike të Shkollës; Mësuesi i Vitit në Arsimin Parashkollor.
Gjatë muajit Prill do të hapet nominimi për të gjithë mësuesit që dëshirojnë apo përzgjidhen nga të tjerë për tu bërë pjesë e këtij vlerësimi kombëtar. Një juri e përbërë nga figura të shquara të botës akademike, figura publike, biznesi, gazetarë etj, do të vlerësojnë të gjitha kandidaturat për të shpallur fituesin në fillim të muajit Tetor.
Mësuesi fitues do të marrë pjesë dhe do të garojë me mësues nga e gjithë bota në Çmimin Global për Mësuesin 2018 (Global Teacher Prize), i organizuar nga Varkey Foundation.
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...